Flash News

Bota

Sulmi pranë Capitol në SHBA, ndërron jetë njëri nga policët  

Sulmi pranë Capitol në SHBA, ndërron jetë njëri nga

Sulmi i pasdites së të premtes në kompleksin Capitol të SHBA në Ëashington DC ka lënë të vdekur një oficer policie.

Një person përplasi një makinë në një barrikadë pranë Capitol-it të Shteteve të Bashkuara të, duke plagosur dy oficerë të Capitol, njëri prej të cilëve më pas vdiq nga plagët, tha policia e Kapitolit, shkruan BBC

Oficerët hapën zjarr dhe i dyshuari u qëllua për vdekje.

Autoritetet thanë se sulmi i djeshëm nuk duket të ketë lidhje me trazirat e tre muajve më parë të  6 janarit.

Yogananda Pittman, shefe në detyrë e policisë së Kapitolit konfirmoi para gazetarëve vdekjen e njërit prej oficerëve.

Policia e Capitolit më pas e identifikoi oficerin e vrarë si Ëilliam "Billy" Evans, një veteran 18-vjeçar i forcës së policisë së Kapitolit.

Shefja e policisë Pittman tha se “hetimi është ende në fazat fillestare” dhe se deri tani nuk njihet motivi për sulmin.

Të fundit