Flash News

Bota

Infeksionisti i njohur: SHBA-ja nuk ka nevojë për AstraZenca-n, ka mjaftueshëm vaksina për imunizmin e popullatës

Infeksionisti i njohur: SHBA-ja nuk ka nevojë për AstraZenca-n, ka
Anthony Fauci

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta refuzojnë vaksinën e AstraZenca-s. Infeksionisti i njohur Anthony Fauci është shprehur se SHBA-të, mund të mos kenë nevojë për këtë vaksinë.

Ai shton se SHBA-ja ka mjaftueshëm kontrata me prodhues të tjerë të vaksinave për të imunizuar të gjithë popullatën ndaj Covid-19, raportojnë mediat e huaja.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur vaksina e AstraZeneca-s ka ngritur pikëpyetje për efektshmërinë e saj. Kjo pas rasteve të raportuara në Europë me mpiksje të gjakut.

Lidhur me këto dyshime, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Europian e Barnave kanë konfirmuar se vaksina e zhvilluar nga Universitetit i Oksfordit është efikase dhe e sigurt për përdorim.

Të fundit