Flash News

Bota

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë tubimit elektoral

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë tubimit elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra.

Sipas mediave vendase, Babis, lideri i lëvizjes opozitare ANO, është goditur nga një person me një bastun dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Fridek-Mistek për kontroll mjekësor.

Deri tani, nuk dihet nëse ai ka marrë lëndime serioze.

Policia njoftoi se autori i sulmit është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për huliganizëm, ndërsa motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta. Kryeministri aktual Petr Fiala dhe Ministri i Brendshëm Vit Rakusan e dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar si të papranueshëm në një shtet demokratik.

Të fundit