Flash News

Bota

Italia vendos një festë të re zyrtare

Italia vendos një festë të re zyrtare

Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka vendosur një festë të re në nder të shenjtorit Françeskut të Asizit, duke e spcifikuar atë si thelbin e identitetit kombëtar.

 4 tetori është tashmë dita e festës së shenjtorit e cila do të jetë një festë zyrtare. Shën Françesku i Asizit ishte një murg i shekullit të 13-të që hoqi dorë nga një jetë luksoze për të ndihmuar të varfrit dhe themeloi urdhrin fetar françeskan.

Ai u shenjtërua në vitin 1228, dy vjet pas vdekjes së tij në moshën 44 vjeç, dhe u shpall shenjtor mbrojtës i Italisë nga Papa Piu XII në vitin 1939.

Meloni deklaroi se festa publike do të ishte një homazh për përkushtimin e shenjtorit ndaj paqes, vëllazërisë, mbrojtjes së mjedisit dhe solidaritetit.

"Ne do ta mbrojmë identitetin tonë. Unë jam Giorgia, unë jam një grua, unë jam një nënë, unë jam italiane dhe unë jam e krishterë. Ju kurrë nuk do të ma hiqni këtë!" deklaroi ajo.

Të fundit