Flash News

Bota

Jep dorëheqjen kryeministrja e parë grua në Suedi disa orë pas u zgjodh

Jep dorëheqjen kryeministrja e parë grua në Suedi disa orë

Vetëm shtatë orë e gjysmë pasi u votua si kryeministre e parë grua e Suedisë, Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen.

Vendimi vjen pasi buxheti i saj dështoi dhe aleatët e saj të Gjelbër u larguan nga qeveria.

Votimi ishte 154 me 143 pro propozim buxhetit të opozitës.

Andersson, udhëheqësja e Partisë Social Demokratike, vendosi se ishte më mirë të largohej nga posti pasi ajo bëri histori duke u bërë gruaja e parë që drejtonte vendin.

“Është një praktikë kushtetuese që një qeveri me koalicion duhet të japë dorëheqje kur njëra parti heq dorë”, tha Andersson.

Të fundit