Flash News

Bota

Jep dorëheqjen ministri austriak i Shëndetësisë: Jam i lodhur nga pandemia, nuk kam bërë asnjë ditë pushimi

Jep dorëheqjen ministri austriak i Shëndetësisë: Jam i
Rudolf Anschober

Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober ka dhënë dorëheqjen me argumentin se është lodhur nga pandeminë, raporton Reuters.

“Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër shëndetësor që është 100% i aftë. Aktualisht nuk jam unë”, tha ai, duke theksuar problemet e presionit të gjakut.

“Kam marrë një punë shumë të bukur dhe sfiduese 15 muaj më parë. Ndihet sikur nuk kanë kaluar 15 muaj, por 15 vjet”, tha ai në një deklaratë për media. Ai e mori postin në janar të 2020-ës, para se pandemia të godiste Austrinë.

Anschober, një ish-gazetar dhe mësues 60-vjeçar, është një nga politikanët më të njohur të vendit, i njohur për shpjegimet e tij të gjata për sfidat e pandemisë. Megjithatë, ai gjithashtu ka qenë shpesh një zë i vetëm në qeveri duke kërkuar masa më të rrepta bllokimi përballë numrit të lartë të infeksioneve.

Kjo ka sjellë përplasje me konservatorët e kancelarit Sebastian Kurz, të cilët kanë dashur të lirojnë kufizimet edhe kur pranojnë se infeksionet janë shumë të larta.

Pandemia ka goditur qeverinë, e cila si shumë të tjerë në Evropë po përballet me zhgënjimin në rritje të publikut me masat e bllokimit dhe ngadalësimin e vaksinave. Anschober tha se kjo gjithashtu do të thotë që ai nuk ka pasur një ditë të plotë pushimi për më shumë se një vit, gjë që ka dëmtuar shëndetin e tij.

 

Të fundit