Flash News

Bota

Jo e pasur sa mbretërit e tjerë, origjina dhe vlera e pasurisë së Elizabeth II

Jo e pasur sa mbretërit e tjerë, origjina dhe vlera e pasurisë

Pasuria e mbretëreshës Elizabeth II u zbeh në krahasim me mbretërit e tjerë. Me një pasuri që kapte vlerën e rreth 420 milionë dollarë, mbretëresha nuk mund të bënte pjesë në listën e të 250 më të pasurve në Mbretërinë e Bashkuar.

Pasuria e familjes mbretërore tajlandeze vlerësohet midis 50 dhe 70 miliardë dollarë, ndërsa mbreti saudit Salman ka një pasuri neto të raportuar prej 18 miliardë dollarësh. Por, si i fitoi paratë e saj dhe si i shpenzoi?

Shpenzimet zyrtare

Tatimpaguesi financon stilin e jetesës së monarkut britanik, por familja mbretërore marrin të ardhura edhe nga pronat  private, detajet e të cilave nuk dihen plotësisht. Një kompensim vjetor nga qeveria i quajtur granti sovran mbulonte shpenzimet zyrtare të mbretëreshës.

Në vitin financiar 2020-2021, kjo arriti në pothuajse 86 milionë funte, duke përfshirë 34.4 milionë funte për rinovimet e vazhdueshme në Buckingham Palace në Londër.

Granti Sovran është caktuar si ekuivalent me 15 përqind të fitimeve të Crown Estate, prona dhe asete të tjera si fermat që i përkasin monarkut në pushtet, por që menaxhohet në mënyrë të pavarur.

Të ardhurat neto të Crown Estate i dorëzohen Thesarit sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në 1760. Granti Sovran u rrit përkohësisht për të mbuluar punën në Pallatin Buckingham.

Të ardhura private

Asetet e saj përfshinin tokë, investime financiare dhe prona që kapin vlerën e më shumë se 500 milionë funte.

Pasuria përbëhet nga 315 prona banimi, prona komerciale në Londrën qendrore dhe mijëra hektarë tokë bujqësore. Të ardhurat e saj neto 2020-2021 ishin më shumë se 20 milion £. Mbretëresha ua dha një pjesë të afërmve të saj.

Pronë private

Ndërsa shumica e pallateve mbretërore janë në pronësi të The Crown Estate, mbretëresha zotëronte dy privatisht: kështjellën Balmoral në Skoci, me një vlerë të vlerësuar prej 100 milionë £ dhe pasurinë e fshatit Sandringham, me vlerë rreth 50 milionë funte. Këto nuk financohen publikisht.

Mbretëresha gjithashtu zotëronte disa artikuj në Koleksionin Mbretëror, duke përfshirë një koleksion pullash që i përkiste gjyshit të saj, mbretit George V, me vlerë 100 milionë funte. Pasioni i mbretëreshës për garat e kuajve i sillte asaj më shumë se 7 milionë funte.

Bizhuteritë e kurorës, të cilat janë vlerësuar në rreth 3 miliardë paund, simbolikisht i përkisnin mbretëreshës, por i transferohen automatikisht pasuesit të saj.

Burimi: France 24

Të fundit