Flash News

Bota

Joe Biden emëron ish-ambasadorin Donald Lu në postin e rëndësishëm

Joe Biden emëron ish-ambasadorin Donald Lu në postin e

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nominuar Donald Lu, për pozicionin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Qendrore.

Pozicioni i rëndësishëm në Departamentin e Shtetit të SHBA, që është përgjegjës për politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet me të gjithë Azinë Jugore dhe Qendrore, ka qëndruar i lirë që nga fillimi i administratës së mëparshme Trump.

Emërimi i Lu për këtë pozicion erdhi së bashku me disa njoftime të tjera të bëra nga Shtëpia e Bardhë, raportojnë mediat e huaja.

Më parë, Lu ishte Ambasador i SHBA në Shqipëri. Ai ka shërbyer gjithashtu si Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada Amerikane Delhi i Ri, Indi, Zëvendës Shef i Misionit dhe i Ngarkuari me Punë, Ambasada Amerikane Baku, Azerbajxhan dhe Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada Amerikane Bishkek, Republika e Kirgizisë.

 

Të fundit