Flash News

Bota

Joe Biden i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje për kancer

Joe Biden i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje për

Ish-presidenti amerikan Joe Biden i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qelizave kancerogjene nga lëkura, raporton BBC.

Edhe pse data e saktë e operacionit nuk është bërë publike, Biden është parë me një shenjë në ballë gjatë një daljeje në Rehoboth Beach, çka ka ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij shëndetësore.

Kjo është e disata ndërhyrje që ai ka kryer vitet e fundit.

Në vitin 2023, atij iu hoq një lezion kanceroz nga gjoksi, ndërsa edhe bashkëshortja e tij, Jill Biden, iu nënshtrua një operacioni Mohs për heqjen e dy njollave të dyshimta në lëkurë.

Shëndeti i Bidenit ka qenë në fokus veçanërisht pas thashethemeve për një formë të avancuar të kancerit të prostatës, megjithëse këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Të fundit