Flash News

Bota

Johnson & Johnson nis shpërndarjen e vaksinave anti-Covid në BE

Johnson & Johnson nis shpërndarjen e vaksinave anti-Covid në BE
Foto ilustruese

Kompania Johnson & Johnson ka nisur sot shpërndarjen e vaksinës së saj në vendet e BE, tha një ligjvënës i Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

Kompania fillimisht kishte planifikuar të fërgonte sasitë e para të vaksinave në  fillim të prillit, por u vonua për disa problematika  gjatë prodhimit.

“Johnson & Johnson fillon dërgesat e vaksinave në BE sot. Një lajm shumë i mirë”, tha Peter Liese, një ligjvënës i BE-së nga e njëjta parti me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Kompania amerikane është zotuar t'i japë BE-së deri në fund të qershorit 55 milionë doza dhe 120 milion të tjera në tremujorin e tretë, tha komisioneri i industrisë së BE, Thierry Breton.

Të fundit