Flash News

Bota

Lufta në Gaza/ Von der Leyen: Plani i Trump për paqe është i mirë! BE gati të kontribuojë

Lufta në Gaza/ Von der Leyen: Plani i Trump për paqe është i

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se plani i Donald Trump për paqen në Gaza është i mirë dhe se BE është e gatshme të kontribuojë.

Ursula von der Leyen është shprehur se ky është një plan i mirë i cili ka si qëllim ti jap fund luftës gati dy vjeçare në Gaza.

"Mirëpresim angazhimin e Presidentit DonaldTrump për t'i dhënë fund luftës në Gaza. Inkurajoni të gjitha palët që ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi. BE-ja është e gatshme të kontribuojë", shkroi Ursula von der Leyen  në X.

Ajo tha gjithashtu se armiqësit duhet të përfundojnë, pas ofrimit të ndihmës humanitare për popullsinë në Gaza.

"Armiqësitë duhet të përfundojnë me ofrimin e ndihmës së menjëhershme humanitare për popullsinë në Gaza dhe me lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve", shtoi ajo.

Të fundit