Flash News

Bota

Komisioni Europian çon më gjyq kompaninë AstraZeneca

Komisioni Europian çon më gjyq kompaninë AstraZeneca

Komision Europian ka filluar procedurat ligjore ndaj kompanisë anglo-suedeze Astra Zeneca, me akuzën për cenim të marrëveshjes mbi blerjen.

Ky lajm është shpërndarë nga vetë zëdhënësi i KE-së Stefan de Keersmaecker, i cili specifikoi se 27 vendet anëtare ishin dakord me vendimin kundër kompanisë farmaceutike.

“Kontrata nuk është respektuar dhe kompania nuk mund të prodhojë një strategji të bindshme për të siguruar shpërndarjen e dozave”.

Ndërkohë, Astra Zeneca ka kundërshtuar plotësisht vendimin e Komisionit Europian, sepse sipas drejtuesve të saj kushtet e kontratës janë respektuar totalisht, dhe se brenda muajit do të shpërndajë 500 milionë doza të tjera për vendet e BE-së.

Të fundit