Flash News

Bota

Komisioni Evropian nuk do të rinovojë kontratat me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson

Komisioni Evropian nuk do të rinovojë kontratat me AstraZeneca dhe
Foto ilustruese

Komisioni Evropian ka vendosur që të mos rinovojë kontratat për furnizimin me vaksina anti-Covid për vitin e ardhshëm me kompanitë Astrazeneca dhe Johnson & Johnson.

“Komisioni Evropian, në marrëveshje me udhëheqësit e shumë vendeve (BE), ka vendosur që kontratat me kompanitë që prodhojnë vaksina të vlefshëm për vitin aktual nuk do të rinovohen pas përfundimit”, raporton Reuters.

Ai shtoi se Brukseli më shumë do të përqendrohet te vaksinat e Pfizer dhe Moderna. Komisioni Evropian po kërkon sqarime nga Johnson & Johnson rreth njoftimit “plotësisht të papritur” të kompanisë për vonesat në dërgesat e vaksinave COVID-19 në BE, tha të martën një zyrtar i BE-së për Reuters.

Ky vendim vjen pas rasteve të evidentuara se vaksina Johnson & Johnson ka shkaktuar mpiksje gjaku. FDA-ja amerikane ka pezulluar përkohësisht përdorimin e kësaj vaksine, e cila dy ditë më parë nisi të shpërndahej edhe në BE.

Të fundit