Flash News

Bota

Konfirmon Zelenskyy: Kemi rënë dakord që bisedimet me Rusinë të zhvillohen në kufirin bjellorus

Konfirmon Zelenskyy: Kemi rënë dakord që bisedimet me Rusinë

Lajmi se Ukraina do të zhvillojë bisedime me Rusinë në Bjellorusi për t’i dhënë fund luftës është konfirmuar edhe nga presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Më herët ishte ambasada ruse në Tiranë që bëri me dije lajmin e fundit sa i përket situatës Ukrainë-Rusi.

Presidenti i Ukrainës thotë se Kievi ka rënë dakord të dërgojë një delegacion për bisedime me zyrtarët rusë në kufirin ukrainas-bjellorusi.

“Ne kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me [zyrtarët] rusë pa kushte paraprake në kufirin ukrainas-bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat”, tha Zelenskyy në një deklaratë.

 

 

Të fundit