Flash News

Bota

Koreja e Jugut i kërkon Trumpit të bëhet ndërmjetës për paqen me Korenë e Veriut

Koreja e Jugut i kërkon Trumpit të bëhet ndërmjetës

Presidenti i Koresë së Jugut i ka kërkuar presidentit të SHBA, Donald Trump të bëhet "paqebërës" dhe të ndihmojë në uljen e tensioneve ushtarake me Korenë e Veriut në Gadishullin Korean.

Presidenti Lee Jae-myung i kërkoi presidentit amerikan të përpiqet ta rikthejë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në bisedime, diçka që Trump e "mirëpriti", sipas ministrit të jashtëm të Koresë së Jugut Cho Hyun.

Ai tha se Trump "shprehu gatishmërinë e tij për t'u angazhuar përsëri me Korenë e Veriut", megjithëse nuk ka pasur asnjë njoftim të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë.

Trump dhe Kim Jong Un u takuan tre herë gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, ndërsa Koreja e Veriut po ndërtonte një rezervë armësh bërthamore - diçka që Kim e sheh si çelës për sigurinë e vendit dhe sundimin e tij të vazhdueshëm të kombit të Azisë Verilindore.

Por Kim ka shmangur çdo diplomaci me SHBA-në dhe Korenë e Jugut që nga bisedimet e fundit në vitin 2019, por Trump ka shprehur vazhdimisht shpresat për rifillimin e bisedimeve me Kim.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha të hënën se ende ka "kujtime të mira" për Trump, por i kërkoi SHBA-së të heqë dorë nga kërkesa e saj që Veriu të dorëzojë armët bërthamore si parakusht për rifillimin e diplomacisë.

Trump pritet të vizitojë Korenë e Jugut muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, gjë që ka nxitur spekulime në media se ai mund të takohet me Kim në kufi.

Të fundit