Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Pavarësisht se luftimet, vdekja dhe shkatërrimi vazhdojnë, kanë filluar debatet se si mund të bëhet rindërtimi i Gazës. Çmimi njerëzor i konfliktit në Gaza është i pallogaritshëm, por kostot e rindërtimit pas shkatërrimit nga bombardimet izraelite janë të llogaritshme. Vlerësimet e para flasin për më shumë se 50 miliardë dollarë. Izraeli nga ana e tij nuk ka paraqitur një plan, se kush do të qeverisë Gazën, nëse arrihet qëllimi i shkatërrimit të Hamasit, megjithëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka përjashtuar çdo lloj transferimi të pushtetit tek Autoriteti Palestinez. Ndërkohë ai ka adresuar çështjen e rindërtimit të Gazës. Së fundmi mediat izraelite kanë raportuar, se ai ka biseduar me politikanë të afërt, se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite do të ishin të gatshëm të ndihmonin rindërtimin.
Ka edhe një propozim, që europianët po ashtu të mbështesin rindërtimin e Gazës. BE dhe Gjermania në veçanti kanë qenë prej kohësh donatorë të rëndësishëm për ndihmën humanitare në territoret e pushtuara palestineze. SHBA është një donator i fuqishëm dhe me gjasë mund të bëjë edhe thirrje për krijimin e një fondi rindërtimi. Por të dyja palët, si SHBA edhe europianët, në prapaskenë janë duke pyetur, pse duhet të japin milionat e taksapaguesve të tyre për të rindërtuar një infrastrukturë që mund të bombardohet sërish në një të ardhme të afërt.
Do të paguajë Izraeli?
Ka pasur thirrje që Izraeli të paguajë për dëmet që janë bërë gjatë operacionit ushtarak në Gaza. Në vitin 2010 Izraeli ra dakord të kompensojë agjencinë e OKB-së që punon në Gaza, “Agency for Palestinian Refugees in the Near East”, e njohur si UNRWA. 10,5 milionë dollarë për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara në operacionin e shtatorit 2009 në Gaza. Kjo solli debate tek të dyja palët, tek pala izraelite, nëse pagesat nënkuptonin, se ata ishin duke pranuar fajin, kurse nga ana tjetër organizatat humanitare kërkonin që t’u paguhej më shumë viktimave.
Qëkur Hamasi që është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera sulmoi Izraelin më 7 tetor, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës, vatra e më shumë se 2 milionë palestinezëve. Izraeli filloi edhe një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, e si pasojë e luftimeve janë shkatërruar më shumë se 50.000 shtëpi, kurse më shumë se 200.000 të tjera janë dëmtuar.
Po ashtu janë shkatërruar dyzina spitalesh, qindra shkolla dhe ndërtesa qeveritare, shumë të ndërtuara me donacione ndërkombëtare. “Niveli i dëmit strukturor dhe shkatërrimit është i paprecedentë”, është shprehur Marta Lorenzo, drejtoreshë e Përfaqësisë së UNRWA-s për Europën. “Kjo nuk është e krahasueshme me ndonjë luftë tjetër në Gaza.” Lorenzo thotë për DW, se është shumë e vështirë aktualisht të dihet, se sa do të kushtojë, por nuk do të jetë përgjegjësi vetëm për një donator”. Ajo përfytyron, se pas fundit të luftimeve do të ketë një konferencë të posaçme, “gjatë së cilës ne presim që komuniteti ndërkombëtar të ndajë përgjegjësinë.”
Financimi i Gazës si futboll politik
Kështu kush do të jetë i gatshëm të japë fondet për një faturë që po rritet gjithnjë e më shumë? Përgjigja është e vështirë, pasi financimi i ndihmës dhe rindërtimi i Gazës, territoreve të pushtuara palestineze dhe projekteve të tjera palestineze kanë gjithmonë çështje të tensionuara për dekada. Fakti që Hamasi qeveris Gazën nga viti 2007 ka qenë problematik për donatorët, që kanë menduar si si të çojnë ndihmat tek ata që kanë vërtet nevojë. Bllokada 16 vjeçare e Gazës nga Izraeli dhe Egjipti si edhe injorimi nga ana e qeverisjes së Hamasit e kanë shkatërruar ekonominë e Gazës.
Në vitin 2022, rreth 80% e banorëve të Gazës ishin të varur nga ndihmat, sipas OKB-së. UNRWA ka siguruar një ndihmë të madhe për Gazën para krizës aktuale, përfshirë ndihmat humanitare, shëndetësore dhe arsimin. Ajo është punëdhënësja e dytë më e madhe në Gaza. Por gjithmonë ka pasur kritika për anësi. Ish-ministra të qeverisë izraelite kanë thënë, se nuk do donin ta kishin aty këtë organizatë, ndërkohë që të tjerë e konsiderojnë UNRWA si të rëndësishme.
Një shembull tjetër që tregon për grindjet në lidhje me rindërtimin është i ashtuquajturi “Gaza Reconstruction Mechanism”, GRM, Mekanizmi i Rindërtimit të Gazës. I krijuar në vitin 2014, si masë e përkoshme për të ndaluar Hamasin për të pasur një “përdorim të dyfishtë” të materialeve të ndërtimit, që mund të përdoren për ndërtesa, por edhe për tunele, për shembull, ai është ndërkohë një sistem kompleks burokratik që çon në vonesa të ndjeshme deri sa të çohen materialet në Gaza. Po ashtu i ka rritur kostot e rindërtimit me 20%.
Asnjë zgjidhje në horizont
Të gjitha këto probleme nuk do të zhduken, thjesht sepse nevojitet një rindërtim i jashtëzakonshëm dhe më i madh, parashikon Nathan Brown, një studiues në Institutin Carnegie për Programet e Lindjes së Mesme. Ai vëren, se kjo gjendje madje mund të keqësohet. “Nuk ka për të qenë problemi financimi, por politika”, tha Brown për DW. “Nëse nesër të gjithë aktorët, Izraeli, palestinezët, faktorët rajonalë, aktorët perëndimorë, thonë ‘ja kjo është e ardhmja, e do të ketë këtë pamje’, pavarësisht, nëse do të ketë një zgjidhje me dy shtete apo një zgjidhje me një shtet, atëherë paratë nuk kanë për të qenë problemi.” Shumë donatorë do të ishin të gatshëm të jepnin para, nëse do të kishte një perspektivë të zgjidhjes së problemit përfundimisht, vëren eksperti.
Ditët e fundit ka pasur raportime, se Emiratet e Bashkuara do të paguanin për rindërtimin e Gazës, por kjo nëse garantohet zgjidhja me dy shtete. “Ndryshe ata do të financonin atë që në popullatën e tyre konsiderohet si një ripushtim i Gazës nga Izraeli. Brown thotë, se nuk shikon një zgjidhje për momentin. Ka shumë pyetje pa përgjigje, konstaton edhe Yara Asi, politologe në Qendrën Arabe të Uashingtonit. “Nëse nuk ka një qeverisje legjitime në Gaza, a do të jenë donatorët të gatshëm të dërgojnë dhjetëra miliona dollarë?” pyet ajo. “Mendoj, se do të nevojiten disa garanci për një të ardhme politike, për të dërguar më pas para.” Po ashtu duke iu referuar europianëve dhe amerikanëve, Asi thekson, se ata nuk janë të kënaqur, që shkollat e spitalet që kanë rindërtuar ata shkatërrohen. Edhe Izraeli nga ana e tij nuk mund të bëjë rindërtimin pa ndihmën e vendeve të tjera, prandaj “habitem që nuk merren hapa për të zgjidhur këtë problem”, thekson Asi./DW
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10