Flash News

Bota

Kush e vrau Prigozhinin? Gazeta amerikane publikon emrin e personit që dha urdhrin

Kush e vrau Prigozhinin? Gazeta amerikane publikon emrin e personit që dha

‘Wall Street Journal’ ka publikuar emrin e personit që dha urdhrin dhe që ka drejtuar operacionin e vrasjes së Yevgeny Prigozhin.

Bëhet fjalë për sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev . Kreu i grupit Wagner, Prigozhin humbi jetën disa muaj më parë, pas rrëzimit të aeroplanit ku ishte në bord së bashku me nëntë persona të tjerë,

Sakqa, gazeta amerikane raporton se drejtuesi i këtij operacioni ishte Patrushev, një mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Një bombë e vogël u vendos nën krahun e aeroplanit gjatë një vonese kur inspektorët e sigurisë po e kontrollonin aeroplanin, thanë zyrtarët e inteligjencës perëndimore për The Journal.

Zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe një ish-oficer i inteligjencës ruse i thanë The Journal se vdekja e Prigozhinit në gusht ishte nxitur dhe miratuar nga 72-vjeçari.

Akuza të shumta ka pasur kundrejt presidentit rus Putin, të cilin e kishin konsideruar përgjegjës dhe shkaktar për vdekjen e shefit të grupit Wagner.

Kjo pasi, para se të ndodhte incidenti i aeroplanit, Prigozhin kishte bërë një rebelim kundrejt udhëheqjes ushtarake ruse dhe u nis me ushtrinë e tij drejt Moskës, duke braktisur pozicionet në Ukrainë.

 

 

Të fundit