Flash News

Bota

Liderët e G7 vendosin kusht për talebanët: Garantoni evakuuimin e sigurt deri më 31 gusht

Liderët e G7 vendosin kusht për talebanët: Garantoni evakuuimin e
Foto Ilustruese/ Refugjatët afganë

Udhëheqësit e G7 i kanë bërë thirrje militantëve talebanë të lejojnë evakuuimin e personave që duan të largohen nga Afganistani edhe pas 13 gushtit, i përcaktuar si afat kohor nga talebanët.

Mediat e huaja raportojnë se gjatë takimit mes udhëheqësve të G7 është rënë dakord që të zgjatet operacioni i evakuimit të qytetarëve përtej asaj që talebanët e kanë cilësuar si ‘vijë e kuqe’.

Sipas kryeministrit britanik Boris Johnson ky është kushti i parë i G7 për forcat talebane.

"Kushti numër një që ne po vendosim si G7 është që ata duhet të garantojnë rrugën e duhur deri më 31 gusht dhe më tej një kalim të sigurt për ata që duan të dalin," tha Johnson pas një takimi virtual të udhëheqësve të G7.

"Ne jemi mbledhur së bashku, fuqitë kryesore perëndimore dhe kemi rënë dakord, jo vetëm një qasje të përbashkët për t'u marrë me evakuimin, por edhe një udhërrëfyes për mënyrën në të cilën do të angazhohemi me talebanët, pasi me siguri do të ketë një qeveri talebane në Kabul," shtoi ai.

I pyetur në lidhje me afatin e 31 gushtit, zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid tha në një konferencë për shtyp se talebanët nuk janë në favor të lejimit të afganëve të largohen nga vendi.

"Afganët po largohen, ne nuk do ta lejojmë atë dhe as nuk jemi të lumtur për këtë," tha Mujahid.

Zëdhënësi tha se talebanët nuk do të pranojnë një zgjatje të afatit të evakuimit, duke thënë se "mesazhi im për amerikanët është që të largohen të gjithë para datës 31".

 

Të fundit