Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Me rifillimin e luftimeve në Gazë amerikanët janë gjithnjë e më të ndarë se kë duhet të fajësojnë dhe se çfarë mendojnë se duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara, në raport me një luftë, që u ka marrë jetën më shumë se 1,200 izraelitëve dhe 16,000 palestinezëve.
“Sondazhet tregojnë se amerikanët ndjejnë pak më shumë keqardhje ndaj Izraelit sesa palestinezëve”, thotë Robert Collins, profesor i Studimeve Urbane dhe Politikave Publike në Universitetin Dillard, në Nju Orlins. “Por diferenca nuk është shumë e madhe. Po kështu ka shumë të pavendosur dhe njerëz që janë të pasigurt se çfarë mendojnë”, shton ai.
Sipas një sondazhi të kryer prej datës 25 deri më 27 nëntor nga revista The Economist dhe organizata britanike hulumtuese YouGov, 38% e amerikanëve ndjejnë keqardhje për izraelitët, ndërsa 11% e të anketuarve janë në anën e palestinezëve. Njëzet e tetë për qind thanë se ndiheshin njësoj për të dyja palët, ndërsa 23 për qind thanë se nuk ishin të sigurt se çfarë mendonin.
Kjo pavendosmëri, thotë zoti Collins, i ka rrënjët në kompleksitetin e konfliktit.
“Luftërat e huaja janë shumë më të komplikuara për t’u kuptuar krahasuar me politikën e brendshme”, tha ai për Zërin e Amerikës. “Për shkak të mjegullës së luftës, ne jemi të kufizuar në informacionin që mund të marrim dhe madje shumë prej tyre rezultojnë të jenë rreme një ose dy ditë më vonë”.
Megjithëse më shumë se gjysma e të anketuarve nuk zgjodhën njërën apo tjetrën anë, shumë prej tyre kishin ndjenja të forta.
“Sigurisht që jam në anën e Izraelit”, thotë avokati nga Indiana, Jeff Williams. “Ata i lejuan palestinezët dhe Hamasin të jetojnë të qetë derisa u sulmuan dhe banorët e tyre u përdhunuan dhe u vranë. Izraeli ka të drejtë të përgjigjet për t’u vetëmbrojtur”.
Të shpërngulur brenda vendit të tyre
E njëjta siguri vihet re edhe tek ata që ndjejnë keqardhje për palestinezët.
“Si nënë e një djali që është pjesërisht palestinez, ndjej detyrimin moral të flas për ata në Gazë që po vriten, rrihen, rrëmbehen dhe arrestohen pa të drejtë nga Izraeli, thjesht sepse ekzistojnë. Nuk e kuptoj se si kaq shumë amerikanë i mbështesin ata që kryejnë këto lloj tmerresh”, thotë Brooklyn Birdie, studente e diplomuar në Luiziana.
Rachel Lacombe menaxhon një organizatë jofitimprurëse në Pensilvani. Ajo thotë se ndihet e pikëlluar për qytetarët izraelitë që u vrarë gjatë sulmit të 7 tetorit nga grupi militant Hamasi.
“Por në zemrën time ndjej keqardhje për popullin palestinez, të cilëve u janë grabitur shtëpitë për shtatë dekada, janë zhvendosur dhe detyruar të qëndrojnë në kampe refugjatësh në tokën e tyre, që nga viti 1948, kur u themelua Izraeli”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.
Zonja Lacombe thotë se kjo është një pikëpamje që është e vështirë për t’u thënë me zë të lartë në Amerikën e sotme.
“Ka qenë e tmerrshme të shikosh qindra të akuzuar për antisemitizëm, të humbasin punën, sulmuar në internet apo futur në ‘listën e zezë’ vetëm se kanë qenë kritikë ndaj politikave të Izraelit. Edhe unë duhet të jem e kujdesshme mbi atë çka them”, thotë ajo.
Një betejë për ekzistencën e izraelitëve
“Mendoj se është diskriminuese të thuash se ky konflikt filloi në vitin 1948, për shkak se hebrenjtë pushtuar tokën që është tashmë Izraeli për pjesën më të madhe të mijëra viteve përpara kësaj”, thotë nëna nga Konektikat, Rebecca Urrutia. “Unë lutem edhe për palestinezët e pafajshëm, por mbështes pikë së pari dhe mbi të gjitha Izraelin. Ata po mbrojnë tokën dhe popullin e tyre dhe kanë qenë objektiv i kaq shumë sulmeve në të kaluarën”.
Një arsye përse amerikanët ka më shumë gjasa të mbështesin Izraelin janë dekadat e aleancës gjeopolitike mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Një tjetër arsye mund të jetë se ka më shumë amerikanë hebrenj sesa amerikanë myslimanë.
Sipas Institutit të Studimeve Sociale Steinhardt në Universitetin Brandeis, amerikanët hebrenj përbëjnë rreth 2.4% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa Qendra Kërkimore Pew thotë se amerikanët myslimanë përbëjnë rreth 1% e popullsisë.
Që nga 7 tetori, sipas një studimi të Institutit të Elektoratit Hebre, është rritur numri i amerikanëve hebrenj që thonë se ndihen të lidhur emocionalisht me Izraelin.
“Mendoj se komuniteti hebre ishte i ndarë që nga presidenca Trump, por sulmet e 7 tetorit na bashkuan”, tha Lisa Peicott, nga sinagoga e Los Anxhelosit. “Qindra mijëra prej nesh janë bashkuar për të marshuar dhe për të demonstruar kundër antisemitizmit dhe në favor të Izraelit”.
Megjithëse anketimet tregojnë se amerikanët ka më shumë gjasa të mbështesin Izraelin, një numër i madh personash që u pyetën gjatë anketimit të bërë nga NPR/PBS NewsHour/Marist, thanë se përgjigja e Izraelit ishte e tepruar. Megjithëse vetëm 26% besonin kështu në 11 tetor, katër javë më vonë ky numër arriti në 38% të të anketuarve.
“Nga njëra anë ndjehem e trazuar dhe ndjej dhimbje kur disa amerikanë – përfshirë aktivistë liberalë dhe udhëheqës që i pata respektuar – tashmë e injorojnë, e festojnë apo madje edhe e mohojnë dhunën, përdhunimet dhe vdekjet e hebrenjve”, tha Sophie Teitelbaum, mësuese në Los Anxhelos. “Kjo është padije dhe është antisemite”.
Nga ana tjetër, zonja Teitelbaum tha se ajo vetë e kritikon qeverinë e Izraelit, drejtuesit e tij dhe përgjigjen ushtarake në Gazë.
“E kuptoj nevojën për t’u mbrojtur, por gjithashtu mendoj se përgjigja e Izraelit ishte çnjerëzore, joetike dhe e gabuar”, i tha ajo Zërit të Amerikës. “Të dyja palët po vuajnë. Të dyja palët kanë pretendime historike ndaj asaj toke. Të dyja palët janë të frikësuara dhe meritojnë të mund të jetojnë në paqe. Por thjesht pasi unë nuk zgjedh njërën palë, rrezikohem të përjashtohem nga të dyja”.
Muzikantja nga Minnesota, Joanna Miller ka të njëjtën frikë.
“Kam miq që kanë ndjenja të forta nga të dyja palët dhe nuk dua të trazoj ndonjërin prej tyre”, tha ajo. “Por edhe nëse nuk thua asgjë mund të jetë problem. Kam disa miq hebrenj në mediat sociale që na krahasojnë me nazistët neve që nuk themi diçka”.
Kjo fushatë kundër heshtjes vjen nga të dyja kahet e debatit dhe po i detyron disa amerikanë të japin opinione për të cilat mund të ndiheshin më mirë nëse nuk do t’i shprehnin./VOA
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14