Flash News

Bota

Maroku goditet nga tërmeti me magnitudë 6.8, rreth 600 viktima dhe 329 të plagosur

Maroku goditet nga tërmeti me magnitudë 6.8, rreth 600 viktima dhe 329

Të paktën 632 njerëz u vranë dhe 329 të tjerë u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Marokun.

Tërmeti e kishte epiqendrën në malet Atlas, pranë qytetit të Marakeshit. Lëkundjet u ndjenë mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00 me orën lokale.

Mediat vendase raportojnë se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja, ndërsa spitalet kanë kaluar një fluks njerëzish pasi ka qenë i lartë numri i atyre që kanë shkuar për të marrë mjekim.

Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat.

 

Të fundit