Flash News

Bota

Masakra me 14 të vrarë në Pragë, Çekia shpall të shtunën ditë zie

Masakra me 14 të vrarë në Pragë, Çekia shpall të

Republika çeke ka shpallur ditë zie 23 dhjetorin, për të kujtuar 15 viktimat gjatë të shtënave në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles.

Flamujt kombëtar do të ulen në gjysmështizë. Ky vendim u mor gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme ku mori pjesë Presidenti Pavel dhe Kryetarja e Dhomës së Deputetëve Marketa Pekarova Adamova.

Sipas policisë, studenti 24-vjeçar ka vrarë 14 persona në fakultet dhe ka plagosur 25 të tjerë, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë.

I vdekur ka mbetur edhe 24-vjeçari i cili shkaktoi sulmin ku sipas policisë thuhet se është vetëvrarë.

Të fundit