Flash News

Bota

Mbërrijnë vaksinat e para anti-Covid në Athinë, presidentja dhe kryeministrit ndër të parët që do ta injektojnë

Mbërrijnë vaksinat e para anti-Covid në Athinë, presidentja
Momenti i mberritjes se ngarkeses me vaksinat e para ne Athine

Mbërrijnë dozat e para të vaksinave anti-covid në shtetin fqinj, në Greqi.

Mediat greke raportojnë se në një depo të madhe në Kryoneri, Atikë, e shoqëruar nga forca të shumta policore, mbërriti ngarkesa me 9,750 dozat e para të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit në 7 të mëngjesit.

Dozat do të shpërndahen në katër depo të tjera të mëdha në pjesën tjetër të vendit e më pas në qendra dhe nesër, të dielën, do të nisin vaksinimet e para.

Një infermiere dhe një person i moshuar do të vaksinohen të parët. Po ashtu, ndër të parët që do ta marrin vaksinën janë edhe presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou dhe Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Të fundit