Flash News

Bota

Mbi 100 mijë jetë të humbura, Franca bëhet vendi i tretë në Europë me më shumë viktima nga Covid-19

Mbi 100 mijë jetë të humbura, Franca bëhet vendi i
Foto ilustruese

Franca është bërë shteti i tretë në Evropën Perëndimore që ka regjistruar mbi 100,000 vdekjeve nga Covid-19.

"Ne nuk do të harrojmë asnjë fytyrë, asnjë emër", tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, raporton Euronews.

Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë të vetmet vende të tjera në Evropën Perëndimore që kanë shënuar një numër të vdekurish me gjashtë shifra.

Por edhe vendet e tjera evropiane, si Portugalia dhe Belgjika, kanë numër të lartë viktimash nga koronavirusi në krahasim me popullsinë.

Shumica dërrmuese e vdekjeve në Francë, ndodhën gjatë valëve të dyta dhe të treta të pandemisë, e nxitur nga përhapja e variantit britanik.

Të fundit