Flash News

Bota

Mbi 1000 emigrantë të paligjshëm kalojnë kanalin anglez brenda ditës

Mbi 1000 emigrantë të paligjshëm kalojnë kanalin anglez

Më shumë se 1,000 njerëz kaluan Kanalin drejt Mbretërisë së Bashkuar me varka të vogla të premten, një ditë pasi emigranti i parë u deportua sipas marrëveshjes “një brenda, një jashtë” i realizuar mes Britanisë dhe Francës.

Marrëveshja hyri në fuqi më 5 gusht, pasi u nënshkrua nga të dy vendet dhe u miratua nga Komisioni Evropian.

Shifrat e fundit të Ministrisë së Brendshme tregojnë se 1,072 njerëz e bënë udhëtimin në 13 varka – mesatarisht më shumë se 82 persona për varkë.

Numri i njerëzve që kanë bërë kalimin deri më tani është 32,103, një rekord për këtë pikë në një vit.

Ministrat shpresonin se marrëveshja do të vepronte si një pengesë, duke u treguar migrantëve të ktheheshin në Francë, por shkalla e kalimeve të së premtes sugjeroi se politika deri më tani kishte pak efekt tek ata që ishin të përgatitur të bënin kalimin e rrezikshëm përmes Kanalit.

Sipas marrveshjes me Francën, Mbretëria e Bashkuar mund t’i kthejë emigrantët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla përsëri në Francë.

Për secilin të kthyer, Anglia do të lejojë një azilkërkues të hyjë përmes një rruge të sigurt dhe ligjore – për sa kohë që ata nuk janë përpjekur më parë të hyjnë ilegalisht.

Të fundit