Flash News

Bota

Mbi 4.5 milionë viktima nga Covid-19 në botë, India raporton numër të lartë rastesh

Mbi 4.5 milionë viktima nga Covid-19 në botë, India raporton

Numri i viktimave nga Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në mbi 4.5 milionë, ndërsa ai i rasteve pozitive është afro 221 milionë.

Varianti Delta ka rritur shifrat me koronavirus në të gjithë botën dhe shumë shtete po forcojnë kufizimet në kuadër të pandemisë.

Worldmeter rendit SHBA-në, Indinë, Brazilin, Rusinë dhe Britaninë e Madhe si shtetet më të goditura nga Covid-19. Kjo e fundit ka regjistruar mbi 37 mijë raste të reja në 24 orët e fundit.

Numri total i jetëve të humbura në këto shtete shkon nga 133,161 deri në 664,961. Ndërsa ai i rasteve pozitive nga mbi 6.9 milionë deri në afro 41 milionë në SHBA.

Shifrat me Covid-19 janë rritur ndjeshëm në rajon dhe në Shqipëri. Nga numra "të papërfillshëm" gjatë verës, ditët e fundit në Shqipëri rastet kanë shkuar nga 800 deri në 1 mijë. Kosova gjithashtu raporton shifra në rritje të koronavirusit.

 

Të fundit