Flash News

E-TJERA

Shifrat në rritje/ Katër viktima dhe 984 raste të reja me Covid-19, si është situata në spitale

Shifrat në rritje/ Katër viktima dhe 984 raste të reja me

Janë rritur shifrat me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Katër persona kanë humbur jetën dhe 984 raste të reja kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Tirana, Shkodra dhe Durrësi janë bashkitë me numrin më të lartë të të infekstuarëve. Viktimat janë nga Durrësi, Lezha, Tirana, Shkodra dhe të moshave 62-72 vjeç.

Gjithashtu janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 135,961 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësië bën me dije se në spitalet covid po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Fluksi në spitale është rritur dhe për të rritur kapacitetet ditën e sotme u vendos që të rihapet spitali "covid 3". Ndërkohë 11,628 qytetarë në të gjithë vendin janë aktiv me koronavirus.

Statistika (04 Shtator 2021)

Raste të reja ditore  984 

Të shëruar në 24 orë  640

Të shtruar në spitale  106

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore  6113

Testime totale 1,072,755

Raste pozitive 150,101

Raste të shëruara 135,961

Raste Aktive  11,628

Humbje jete 2,512  

Të fundit