Flash News

E-TJERA

Mbledhje urgjente/ Shqipëria në Këshillin e Sigurisë: Rusia po sulmon brutalisht, të mbështetet sovraniteti i Ukrainës

Mbledhje urgjente/ Shqipëria në Këshillin e Sigurisë: Rusia

Shqipëria ka mbajtur një fjalim në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Përfaqësuesi i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha u shpreh se Shqipëria dënon sulmin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai shtoi se Rusia po mundohet të mohojë ekzistencën dhe lirinë e Ukrainës, ndërsa kërkoi që të mbështetet sovraniteti.

“Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Ukrainës. Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria bëri thirrje OKB -së për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj”, tha Hoxha.



 

Të fundit