Flash News

Bota

Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja njohin shtetin e Palestinës

Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja njohin shtetin e
Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja kanë njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Në një deklaratë, Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se ky veprim ishte pjesë e një "përpjekjeje të koordinuar ndërkombëtare" me Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lexoni deklaratën e tij të plotë këtu:

Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja njohin shtetin e

Më herët Kanadaja u bë vendi i parë i G7 që njohu Palestinën shtet.

Kryeministri Mark Carney tha: "Kanadaja njeh shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë në ndërtimin e premtimit të një të ardhmeje paqësore si për shtetin e Palestinës ashtu edhe për shtetin e Izraelit."

Në një deklaratë, Carney tha po ashtu: "Gjatë shumë dekadave, angazhimi i Kanadasë për [një zgjidhje me dy shtete] bazohej në pritjen se ky rezultat do të arrihej përfundimisht si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar. Fatkeqësisht, kjo mundësi është gërryer vazhdimisht dhe rëndë."

Edhe Mbretëria e Bashkuar bëhet kombi i tretë i G7 që e bën këtë, menjëherë pas Kanadasë dhe Australisë.

Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja njohin shtetin e

Të fundit