Flash News

Bota

Mbyllet ndërtesa e “Capitol Hill” në SHBA, një makinë plagos dy oficerë policie

Mbyllet ndërtesa e “Capitol Hill” në SHBA, një

Godina e “Capitol Hill” të SH.B.A. u mbyll këtë të Premte për shkaqe sigurie.

Mbyllja është bërë për shkak se dy oficerë policie u goditën nga një automjet në barrikadën e ngritur në hyrje të godinës në “Avenue Avenue”, raportojnë mediat amerikane. 

Drejtuesi i automjetit u qëllua me armë dhe është dërguar në spital në gjendje kritike, sipas policisë.

Ai është vënë nën arrest, ndërsa dy oficertë e plagosur ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Ne keto kushte, kompleksi u vendos në izolim dhe askush nuk mund të hynte ose të dilte nga godinat.

Incidenti vjen tre muaj pasi qindra mbështetës të ish presidentit, Donald Trump sulmuan ndërtesën në një përpjekje për të ndaluar ratifikimin e fitores së Joe Biden.

Të fundit