Flash News

Bota

Me armë në dorë i diplomuar në drejtësi e politikë, cili është talebani që ëndërron të studiojë ligjet

Me armë në dorë i diplomuar në drejtësi e
Në foto: Assad Massoud Khistani

Afganistani ka rënë prej ditësh në duart e forcave talebanë, pas largimit të ish-presidentit afgan Ashraf Ghani. Frika, tensioni dhe kaosi kanë pushtuar thuajse të gjithë vendin, e sidomos Kabulin.

Prek ditësh, nisja e afganëve nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit drejt vendeve ku do të strehohen është thuajse e pamundur. Kjo për shkak të situatës kaotike që ka pushtuar vendin.

Mes qindra ushtarëve talebanë të cilët shfaqen me armë në duar teksa ruajnë rendin në rrugë dhe institucione, fshihet edhe Assad Massoud Khistani.

Në një intervistë, ripohoi se kishte përfituar nga projektet e shkollimit të siguruara dhe financuara prej SHBA-së. Assad ka përfunduar studimet në drejtësi dhe politikë, si dhe zotëron një diplomë master.

Assad ka punuar për një periudhë kohore si mësues i gjuhës angleze dhe u shpreh se ëndrra e tij në një të ardhme është të mësojë më shumë për politikën dhe ligjin.

Të fundit