Flash News

Bota

Miliona doza të shpërndara në të gjithë botën, zyrtari i lartë kinez pranon se efektiviteti i Sinovac është i ulët

Miliona doza të shpërndara në të gjithë botën,
Foto ilustruese

Një nga zyrtarët e lartë të shëndetësisë kineze ka pranuar se efektiviteti i vaksinës Sinovac është i ulët. Vaksinat kineze "nuk kanë norma shumë të larta mbrojtjeje", tha drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, në një konferencë për mediat.

Pekini ka shpërndarë qindra miliona doza Sinovac dhe po përpiqet të nxisë dyshime në lidhje me efektivitetin e vaksinës Pfizer-BioNTech.

Zyrtarët në një konferencë shtypi të dielën nuk iu përgjigjën drejtpërdrejtë pyetjeve lidhur me deklaratën e Gaos. Ekspertët thonë se përzierja e vaksinave, ose imunizimi vijues mund të rrisë efektivitetin. Studiuesit në Britani po studiojnë një kombinim të mundshëm të Pfizer-BioNTech dhe vaksinës tradicionale AstraZeneca.

Efektiviteti i një vaksine Sinovac në parandalimin e koronavirusit ishte 50.4%, sipas një studimi në Brazil, ndërsa Pfizer-BioNTech 97% efektive.

Kina ka administruar 164.4 milion doza të vaksinës së saj brenda vendit, sipas Our Ëorld In Data. Dy prodhuesit e saj shtetërorë të ilaçeve, Sinovac dhe Sinopharm, kanë eksportuar doza në 22 vende duke përfshirë Meksikën, Turqinë, Indonezinë, Hungarinë, Brazilin dhe Turqinë, sipas ministrisë së jashtme.

Hungaria është i vetmi shtet anëtar i Bashkimit Evropian që ka përdorur vaksina kineze. Autoritetet kineze nuk kanë dorëzuar vaksinat e tyre për miratim në Agjencinë Evropiane të Barnave.

EMA deri më tani ka aprovuar përdorimin e katër vaksinave: Pfizer, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson. Tashmë është duke vlerësuar vaksinën ruse Sputnik V.

Burimi: Euronews

Të fundit