Flash News

Bota

Mori jashtë radhe vaksinën, ish-presidentit të Perusë i ndalohen funksionet publike për 10 vjet; skandali i zyrtarëve të lartë

Mori jashtë radhe vaksinën, ish-presidentit të Perusë i
Martin Vizcarra

Ish-presidenti i Perusë, Martín Vizcarra i është ndaluar të mbajë funksione publike për 10 vjet, pasi mori jashtë radhës vaksinën anti-Covid. Vendimi u mor në unanimitet nga kongresi i vendit.

Vizcarra u shpall fajtor për deklarim të rremë dhe ndikim të paligjshëm në lidhje me skandalin që shpërtheu në Peru ku shumë ministra dhe zyrtarë të lartë publik morën vaksinën e Sinopharm edhe pse ata ende nuk ishin të aksesueshme për banorët e vendit.

Mes personave të tjerë që u penalizuan nga ky skandal ishin dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Pilar Mazzetti dhe ish-ministrja e Jashtme, Elizabeth Astete.

Këta të fundit morën vaksinën dhe më pas dhanë dorëheqjen, kur skandali shpërtheu. Ata e mohuan të kenë shfrytëzuar postin për të pasur akses para kohe te vaksina.

Ish-presidenti Vizcarra deklaroi në shkurt se ai së bashku me bashkëshorten e kishin marrë dozën e parë të vaksinës në tetor si pjesë e vullnetarëve që testuan vaksinat e Sinopharm në Peru, dëshmi që rezultoi e pavërtetë.

Burimi: AL Jazeera

Të fundit