Flash News

Bota

Moti i keq në Spanjë, gjenden dy persona të mbytur

Moti i keq në Spanjë, gjenden dy persona të mbytur

Dy persona që ishin zhdukur në një zonë rurale në perëndim të Madridit pas shirave të rrëmbyeshëm në Spanjë, janë gjetur të pajetë .

Jose Manuel Aguado, 83 vjeç , u përfshi nga rrymat e forta pranë shtëpisë së tij në Villamanda, ndërsa një mesoburrë i quajtur Manuel Lopez ishte zhdukur pasi makina me të cilën ai dhe familja e tij po udhëtonin u zhyt në lumë natën e së dielës. Gruaja dhe vajza e Lopez u shpëtuan të njëjtën natë, ndërsa djali i tij 10-vjeçar, u gjet i gjallë pasi kaloi natën të mbërthyer në një pemë.

Të paktën pesë persona humbën jetën kur shiu i rrëmbyeshëm përfshiu pjesë të mëdha të Spanjës të dielën dhe të hënën. Dëmet më të mëdha pësuan provincat e Toledos, ku një grua mbetet e zhdukur dhe Madridi.

 

Të fundit