Flash News

Bota

NATO reagon pasi avionët ushtarakë rusë 'shkelën' hapësirën ajrore të Estonisë

NATO reagon pasi avionët ushtarakë rusë 'shkelën'

NATO ka reaguar pasi avionët ushtarakë rusë 'shkelën' hapësirën ajrore edhe të Estonisë.

Në një deklaratë, qeveria estoneze tha se incidenti përfshinte tre avionë luftarakë rusë MiG-31 që fluturuan pranë ishullit Vaindloo, në Gjirin e Finlandës, për një total prej 12 minutash pa leje.

Një zëdhënës i NATO-s tha se avionët rusë "shkelën hapësirën ajrore të Estonisë" dhe "NATO reagoi menjëherë dhe interceptoi avionët rus".

"Ky është një tjetër shembull i sjelljes së pamatur ruse dhe aftësisë së NATO-s për t'u përgjigjur."

Ministri i Jashtëm Margus Tsahkna tha se Rusia kishte shkelur hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit, "gjë që është e papranueshme në vetvete, por shkelja e sotme, gjatë së cilës tre avionë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është e paprecedentë".

Estonia është vendi i tretë i NATO-s që raporton një ndërhyrje në hapësirën e saj ajrore nga Rusia në javët e fundit: Të dielën, Rumania tha se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje. Polonia gjithashtu raportoi një "shkelje të paprecedentë" të hapësirës së saj ajrore nga më shumë se një duzinë dronësh rusë javën e kaluar. Moska mohoi përgjegjësinë për incidentin.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Megjithatë, avionët e saj fluturojnë rregullisht mbi Detin Baltik, ku është e bazuar Flota e saj Baltike.

Të fundit