Flash News

Bota

Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare, ish-zëvendëspresidenti i SHBA

Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare,
Walter Mondale

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Walter Mondale ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, raportojnë mediat e huaja. Mondale ka mbajtur postin e zëvëndëspresidentit gjatë kohës së drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga Jimmy Carter.

Ai ishte senator dhe zëvendëspresident gjatë mandatit të vetëm të Carter nga viti 1977-1981.

Ky i fundit e ka konsideruar Mondalen si zëvendëspresidentin më të mirë të historisë së Amerikës. Mondale ka ndërruar jetë në një shtëpi në qendër të qytetit Minneapolis, pranë familjarëve dhe njerëzve të tij të afërt.

Mondale ishte po ashtu edhe kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984 në SHBA, por humbi përballë nga Ronald Reagan. Në ato zgjedhje ai mori vetëm 13 vota elektorale, ndërsa Regan siguroi 525.

Të fundit