Flash News

Bota

Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare, ish-presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano

Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare, ish-presidenti i

Ndërron jetë në moshën 98 vjeçare Giorgio Napolitano, ish-presidenti i Italisë.

Napolitano u nda nga jeta në një klinikë në Gianicolo në Romë, ku ishte shtruar prej disa kohësh.

Pranë tij në momentet e fundit ndodhej familja, veçanërisht djali Giulio dhe gruaja e tij Clio, 89 vjeçe, si dhe këshilltari historik i komunikimit, Gianni Matteoli.

Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua në spital për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë.

Ai ishte presidenti i parë i Republikës së Italisë që u zgjodh dy herë.

Të fundit