Flash News

Bota

Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Shumë i sigurt për paqe në Gaza

Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka pritur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa Trump përshëndeti Netanyahun, një gazetar e pyeti: "A jeni i sigurt se do të ketë paqe në Gaza së shpejti?".

"Jam, shumë i sigurt", tha Trump.

Trump dhe Netanyahu pritet të diskutojnë një plan të ri paqeje me 21 pika, të cilin presidenti i SHBA-së shpreson se mund t'i japë fund luftës në Gaza.

Të dy udhëheqësit po takohen tani në Zyrën Ovale – në një takim të mbyllur për mediat. Kjo vizitë është e katërta që Netanyahu ka bërë në Uashington këtë vit - më shumë se çdo udhëheqës tjetër i huaj.

Të fundit