Flash News

Bota

Netanyahu nuk përjashton sulme të tjera ndaj udhëheqësve të Hamasit

Netanyahu nuk përjashton sulme të tjera ndaj udhëheqësve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka përjashtuar sulme të tjera ndaj udhëheqësve të Hamasit pas sulmit të javës së kaluar në Katar, duke thënë se ata nuk do të kenë imunitet "kudo që të jenë", shkruan BBC

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Jerusalem, Netanyahu tha se çdo vend kishte të drejtë "të mbrohej përtej kufijve të tij".

Vendimi i Izraelit për të synuar udhëheqës të lartë të Hamasit në Katar, një aleat i ngushtë i SHBA-së , shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe kritika nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Hamasi tha se gjashtë persona u vranë, por udhëheqësit e tij mbijetuan.

Kur u pyet nëse SHBA-të kishin ndonjë përfshirje në sulm, Netanyahu u tha gazetarëve: "E bëmë vetë. Pikë."

Në përgjigje të një pyetjeje nga BBC nëse sulmi i Izraelit kishte dëmtuar marrëdhëniet e SHBA-së në rajon, Rubio tha se Uashingtoni mbante "marrëdhënie të forta me aleatët tanë të Gjirit".

Takimi midis Rubios dhe Netanyahut vjen ndërsa udhëheqësit arabë mbajnë një samit si mbështetjeje për Katarin. Kryeministri i saj i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndalojë zbatimin e "standardeve të dyfishta" dhe të ndëshkojë Izraelin.

Katari ka një bazë ajrore të madhe amerikane dhe ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e përpjekjeve diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Gaza, duke shërbyer si ndërmjetës i negociatave indirekte midis Hamasit dhe Izraelit. Ka qenë strehues i byrosë politike të Hamasit që nga viti 2012.

Të fundit