Flash News

Bota

Nga shpatat historike te karficat me diamante, dhuratat e Trump për familjen mbretërore

Nga shpatat historike te karficat me diamante, dhuratat e Trump për

Familja mbretërore britanike dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të shkëmbejnë dhurata zyrtare pas drekës së përbashkët që do të zhvillohet më vonë gjatë ditës së mërkurë, ndërsa detajet e dhuratave janë tashmë publike.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do t’i dhurojnë presidentit Trump një botim të veçantë, të punuar me dorë dhe të lidhur me lëkurë, për nder të 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, si dhe flamurin britanik që valëvitej mbi Pallatin Buckingham në ditën e betimit të tij të dytë si president, në janar 2025.

Zonja e Parë, Melania Trump, do të marrë një kupë argjendi të punuar nga artistja nga Irlanda e Veriut, Cara Murphy, dhe një çantë të personalizuar nga stilistja e njohur Anya Hindmarch. Çifti presidencial do të marrë gjithashtu një kornizë fotografike prej argjendi, e gdhendur me monogramin e tyre.

Nga ana e tij, Presidenti Trump do t’i dhurojë Mbretit Charles një kopje të shpatës së ish-presidentit Dwight D. Eisenhower, si simbol të aleancës historike që ndikoi në fitoren e Luftës së Dytë Botërore.

Mbretëreshës Camilla do t’i dhurohet një karficë vintage nga Tiffany & Co, prej ari 18 karatësh, e dekoruar me diamante dhe rubinë në formë lulesh.

Të fundit