Flash News

Bota

Nis fenomeni i “hënës së përgjakur”

Nis fenomeni i “hënës së përgjakur”

Nis eklipsi i hënës. Mbrëmjen e sotme qielli po ndriçohet nga një spektakël unik.

Hëna e plotë e shtatorit përkon me një eklips total hënor, duke krijuar fenomenin e "hënës së përgjakur".

Hëna do të jetë tashmë pjesërisht i eklipsuar. Momenti më mbresëlënës ndodh në orën 20:10 kur Hëna do të errësohet plotësisht. Fenomeni do të përfundojë pak para orës 23:00, kur sateliti të dalë nga hija.

Eklipsi pritet të jetë i dukshëm në shumë zona të botës, Azinë dhe Australinë Perëndimore. Herë pas here, ngjarja natyrore do të jetë e dukshme në Evropë, Afrikë, Australinë lindore dhe Zelandën e Re.

 

Të fundit