Flash News

Bota

Një person i armatosur vret 10 persona nga të shtënat në universitetin e Arteve në Pragë

Një person i armatosur vret 10 persona nga të shtënat në

Një person i armatosur vrau 10 persona dhe plagosi rëndë 11 të tjerë në një universitet të Pragës të enjten përpara se të "eliminohej", sipas policisë dhe shërbimeve të urgjencës në Pragë.

Policia çeke tha se pak pas orës 15:00 ata po i përgjigjeshin të shtënave në ndërtesën e fakultetit të arteve të Universitetit Charles në Sheshin Jan Palach, përpara se të raportonin se sulmuesi ishte "eliminuar", shkruan Reuters

Departamenti i shërbimeve të urgjencës së Pragës tha në platformën sociale X se 11 persona ishin vrarë duke përfshirë personin e armatosur dhe 11 u plagosën rëndë.

Petr Nedoma, drejtor i Galerisë Rudolfinum në një sallë koncertesh në sheshin Palach, tha për TV çek se e pa sulmuesin.

“Pashë një të ri në galeri, i cili kishte një armë në dorë, si dhe automatiku, dhe po gjuante në drejtim të urës së Manes. Në mënyrë të përsëritur, me disa ndërprerje, më pas pashë se si ai qëlloi, ngriti duart dhe e hodhi armën poshtë në rrugë, shtrihej atje në vendkalimin e këmbësorëve”, tha ai.

Policia mbylli sheshin dhe zonën ngjitur me ndërtesën, e vendosur në një pjesë të frekuentuar të qytetit që ka një rrugë të njohur që çon turistët në Sheshin e Qytetit të Vjetër.

Të fundit