Flash News

Bota

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni arrin shifra rekord

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni arrin shifra rekord

Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni vlerësohet të ketë arritur një rekord 92,139, të udhëhequr nga gratë, të cilat përbëjnë 88.5% të totalit me jetëgjatësinë më të madhe në botë.

Numri i personave në moshën 100-vjeçare e lart u rrit me 1,613 nga një vit më parë, tha Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies

Njëqindvjeçaret femra arritën në 81.589, me 1.428 më shumë se një vit më parë. Gruaja më e vjetër e Japonisë ishte 116-vjeçarja Fusa Tatsumi nga prefektura e Osakës.

Jetëgjatësia mesatare e grave japoneze ishte 87.09 vjet në vitin 2022, tha ministria muajin e kaluar. Jetëgjatësia mesatare e burrave ishte 81.05 vjet.

Njëqindvjeçarët meshkuj vlerësohet të jenë rritur me 185 nga një vit më parë në 10,550. Burri më i vjetër i vendit ishte 111-vjeçari Gisaburo Sonobe nga prefektura Chiba.

Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni ishte 153 në vitin 1963, kur të dhënat u mblodhën për herë të parë. Shifra arriti në 10,000 në 1998, kryesisht për shkak të përparimeve në kujdesin mjekësor dhe infermieri.

Të fundit