Flash News

Bota

OBSH ngre alarmin: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

OBSH ngre alarmin: Pandemia e radhës mund të shpërthejë

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se pandemia e ardhshme mund të shpërthejë kudo dhe në çdo moment.

"Mund të shkaktohet nga një virus i njohur ose nga një agjent krejtësisht i ri, atë që shkencëtarët e quajnë patogjeni X”, tha ai gjatë konferencës Mastering Immunity 2025 të mbajtur në Singapor.

“Pyetja nuk është nëse do të shfaqet patogjeni X, por nëse do të jemi gati kur të ndodhë”, theksoi ai, duke bërë thirrje për një angazhim global për forcimin e përgatitjes shëndetësore.

Kreu i OBSH përsëriti rëndësinë e zgjerimit të kërkimeve duke përdorur prototipe patogjenësh që mund të simulojnë sjelljen grup familjeve virale, për të kuptuar mënyrat e përhapjes dhe strategjitë e frenimit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thelbësore është edhe zhvillimi i një kërkimi bashkëpunues dhe të shpërndarë gjeografikisht.

 

Të fundit