Flash News

Bota

Paralajmërimi i OBSH: Rastet e prekura nga lija e majmunëve mund të përhapen gjatë verës

Paralajmërimi i OBSH: Rastet e prekura nga lija e majmunëve mund

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se mund të ketë rritje të rasteve të prekura nga lia e majmunëve gjatë periudhës së verës.

Drejtori i OBSH-ë për Evropën, Hans Kluge përmes një deklarate tha se numri mund të rritet për shkak organizimit më të madh të festave në muajt e verës.

Teksa hyjmë në periudhën e verës në rajonin evropian, me festa masive, festivale dhe ndenja të ndryshme, jam i shqetësuar se përhapja për mund të rritet ndonëse rastet e identifikuara tani janë në mesin e atyre që janë përfshirë në aktivitet seksual dhe simptomat janë të panjohura për shumë njerëz”, tha Kluge.

Më shumë se 80 raste të infeksionit viral janë konfirmuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Britani. Disa raste janë identifikuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.

 

 

Të fundit