Flash News

Bota

Pas deklaratës së Biden, reagon kryeministri armen: Një hap i fortë drejt së vërtetës historike

Pas deklaratës së Biden, reagon kryeministri armen: Një hap i

Joe Biden ka bërë një deklaratë të fortë duke u bërë Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që njeh zyrtarisht gjenocidin armen.

"Populli amerikan nderon të gjithë ata armenë që u zhdukën gjatë gjenocidit që nisi si sot, 106 vite më parë. Që kur nisi në 24 prill 1915 me arrestimin e intelektualëve armenë në Kostandinopojë nga autoritetet osmane, 1 milion e gjysmë armenë u depërtuan, u masakruan dhe u vranë në një fushatë asgjësimi,"- tha Biden në deklaratën e tij.

Menjëherë ka reaguar kryeministri i Armenisë, Nicole Pasinian, i cili ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të njohur zyrtarisht gjenocidin armen.

"Hap shumë i fuqishëm në drejtim të drejtësisë dhe të së vërtetës historike” , e cila ofron ” mbështetje të paçmuar për pasardhësit e viktimave të gjenocidit armen. Njohja e gjenocidit është  një shembull inkurajues për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një komunitet ndërkombëtar të drejtë dhe tolerant. Njohja e Gjenocidit Armen është e rëndësishme jo vetëm si një përkujtim për 1.5 milion viktimat e pafajshme, por edhe në lidhje me parandalimin e përsëritjes së krimeve të ngjashme kundër njerëzimit,"-  thuhet në mesazhin e tij.

 

Të fundit