Flash News

Bota

Pas sulmeve në Ukrainë, UEFA zhvendos finalen e Champions League nga Shën Petersburgu

Pas sulmeve në Ukrainë, UEFA zhvendos finalen e Champions League nga

UEFA ka vendosur të zhvendosë finalen e Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburgu i Rusisë, ku ishte planifikuar të luhej.

Vendimi vjen pasi Rusia ndërmori sulme të njëpasnjëshme ndaj Ukrainës mëngjesin e së enjtes. Komiteti ekzekutiv i UEFA-s u mblodh në një takim urgjent këtë të premte dhe vendosi që finalja të mbahet në Paris.

UEFA  vendosi gjithashtu që klubet dhe ekipet kombëtare ruse dhe ukrainase në garat e UEFA-s do të duhet të luajnë në vende neutrale deri në një njoftim të dytë.

Aktualisht forcat ruse kanë depërtuar në kryeqytetin ukrainas, në Kiev, rreth 9 kilometra larg Parlamentit. Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë i është drejtuar me një thirrje qytetarëve të saj të bëjnë rezistencë dhe të përdorin molotov për të kundërshtuar armikun.

Presidenti Vladimir Putin tha dje në një deklaratë për mediet se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër përpos sulmit. Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Kanadaja vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë që synojnë t’i japin një goditje të rëndë ekonomike.

Nga ana tjetër, edhe Shqipëria në bashkëpunim me SHBA-të pritet të dorëzojnë një projekt-rezolutë lidhur me çështjen Rusi-Ukrainë.

Të fundit