Flash News

Bota

Pas Francës e Britanisë, edhe Belgjika njeh zyrtarisht Palestinën

Pas Francës e Britanisë, edhe Belgjika njeh zyrtarisht Palestinën

Belgjika është vendi më i fundit europian që ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar Francës dhe Britanisë.

Kryeministri belg, Bart de Vives, e bëri publik vendimin në një konferencë të organizuar në Nju Jork nga Franca dhe Arabia Saudite, ku theksoi se ky hap është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes.

“Ne mbështesim të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje. Zgjidhja me dy shtete nuk ka vdekur, por ndodhet në një moment delikat”, deklaroi De Vives.

Njohja e Belgjikës erdhi vetëm një ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e Parisit për të njohur Palestinën, duke e cilësuar këtë si “zgjidhjen e vetme që garanton paqen mes Izraelit dhe Palestinës”.

Të fundit