Flash News

Bota

Pasardhësi i Stoltenberg/ Politico rendit emrat e përfolur për shefin e ri të NATO-s: Mund të jetë një grua lidere nga Evropa Lindore

Pasardhësi i Stoltenberg/ Politico rendit emrat e përfolur për

Stoltenberg, një ish-kryeministër i Norvegjisë, ka shërbyer në postin më të lartë civil që nga tetori 2014. Aleatët e zgjatën kontratën e tij deri në shtator 2022, duke lënë pak më shumë se një vit për të emëruar një zëvendësues. Në selinë qendrore, diskutimet formale sapo kanë filluar dhe pasardhësi i Stoltenberg pritet të prezantohet në një samit të liderëve të NATO-s në Madrid në fund të pranverës ose në fillim të verës të vitit të ardhshëm.

Por spekulimet në Bruksel dhe kryeqytetet e tjera aleate janë tashmë të shfrenuara, me disa zyrtarë, diplomatë dhe analistë që thonë se pas 72 vjetësh është koha që aleanca të emërojë gruan e saj të parë në detyrën kryesore civile.

Të tjerë thonë se duke pasur parasysh përballjen e vazhdueshme me Rusinë, zgjedhja do t'i dërgonte një sinjal të rëndësishëm Moskës.

Politico rendit disa emra të mundshëm si ish-presidentet Kolinda Grabar-Kitarović e Kroacisë, Dalia Grybauskaitė e Lituanisë dhe Presidentja aktuale e Estonisë Kersti Kaljulaid.

Grabar-Kitarović, e cila shërbeu si presidentja e parë femër e Kroacisë nga viti 2015 deri në vitin 2020, ka avantazhin pasi ka punuar në selinë e NATO-s, si ndihmës sekretare e përgjithshme për diplomacinë publike nga viti 2011 deri në 2014.  

Kundërshtarët thonë se Grabar-Kitarović, e cila e ndërtoi karrierën e saj politike si një konservatore e qendrës së djathtë, u njollos gjatë një fushate të dështuar për rizgjedhjen presidenciale në 2019.

Por Grabar-Kitarović krenohet me një nga rezymetë më mbresëlënëse midis shefave potencialë të ardhshëm të NATO-s, pasi ka shërbyer si ministre e Evropës dhe ministre e Jashtme e Kroacisë. Ajo pati një rol të fortë në aplikimet e suksesshme të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO. Ajo shërbeu gjithashtu si ambasadore e vendit në SHBA nga viti 2008 deri në vitin 2011, duke i dhënë asaj marrëdhënie të forta në Uashington, të cilat do të kenë një rol vendimtar në vendimin e NATO-s.

Një ish-ambasador me ndikim në NATO tha se ekzistonte një pritshmëri e përgjithshme që Britania do të ketë një rol të fortë për postin e sekretarit të përgjithshëm si një mënyrë për të demonstruar ndikimin e saj të vazhdueshëm në Evropë pas Brexit.

SHBA, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe shihen tradicionalisht si aleatët më me ndikim në procesin e përzgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm.

Por me vendet e BE-së që formojnë një shumicë dërrmuese të aleatëve të NATO-s - 21 nga 30 anëtarë - dhe disa të tjerë të numëruar si kandidatë për anëtarësim në BE, Britania pas Brexit mund ta ketë të vështirë të mbledhë mbështetje për një rol kaq të spikatur.

Dhe disa vende të BE-së, veçanërisht Italia, besojnë se janë në linjë për postin kryesor të NATO-s. Federica Mogherini, një ish-ministre e jashtme italiane dhe ish-shefe e politikës së jashtme të BE-së, kishte shprehur më parë interes, por diplomatët thanë se ajo nuk do të kishte mbështetjen e Uashingtonit dhe se Enrico Letta, pasi shërbeu si kryeministër italian nga prilli 2013 deri në shkurt 2014 , ishte një kandidat italian më i qëndrueshëm.

Zyrtarë të tjerë të Evropës Perëndimore potencialisht në përzierje përfshijnë kryeministrin holandez Mark Rutte, i cili tani po punon për të formuar një koalicion të ri qeveritar, dhe Ministren e Jashtme belge Sophie Ëilmès, e cila më parë shërbeu si kryeministër në detyrë.

Disa vëzhgues të NATO-s thanë se zgjedhja e një sekretari të përgjithshëm nga Balltiku, veçanërisht Grybauskaite i Lituanisë,  në një kohë kur presidenti i SHBA Joe Biden po përpiqet të stabilizojë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit.

 Rumania është një tjetër aleat i NATO-s që përmbush pragun e 2 përqindëshit, duke i dhënë potencialisht Presidentit Klaus Iohannis një mundesi në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm, megjithëse Rumania mund të shihet si paksa shumë e ashpër ndaj Rusisë.

Franca nuk do të mund të zgjedhë sekretarin e përgjithshëm, por do të ushtrojë një veto de facto, thanë burime të brendshme te NATO-s, gjë e cila në mënyrë efektive vret çdo mundësi që Turqia mund të ketë për të pretenduar një post shumë të lartë.  

 

Të fundit