
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
Përplasjet për buxhetin rrezikojnë mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane
Qeveria amerikane është në prag të mbylljes së pjesshme nëse Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, nuk pajtohet për buxhetin federal për vitin e ri fiskal, që fillon më 1 tetor. Disa republikanë madje kanë kërcënuar me shkarkimin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. Në më pak se një javë, qeveria amerikane rrezikon të mbyllet pjesërisht, nëse Kongresi nuk arrin një marrëveshje për shpenzimet federale, çka ka nxjerrë në pah krisjet brenda republikanëve.
Një grup konservatorësh të vijës së ashpër kanë kërcënuar me shkarkimin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, pas arritjes së një kompromisi për shpenzimet midis tij dhe Presidentit Joe Biden në fillim të këtij viti për të shmangur dështimin për të paguar borxhet qeveritare.
“Po ndodh për shkak se ligjvënësit republikanë nuk mund të bien dakord as mes tyre. Duhet të kujtojmë se zoti McCarthy dhe Presidenti Biden arritën një marrëveshje të vështirë për të gjitha palët. E tillë ishte për agjencinë tonë. Nënkupton shkurtimin e disa programeve që donim të realizonim, disa fonde do përdoreshin për përmirësimin e rrugëve, urave dhe aeroporteve. Por ne e pranuam marrëveshjen e bërë në fillim të vitit. Po kërkojmë që republikanët ta respektojnë këtë marrëveshje”, tha Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg.
I njëjti grup republikanësh dëshiron shkurtime të thella për shpenzimet e brendshme, si dhe për mbështetjen amerikane për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të Rusisë.
Presidenti Biden priti javën e kaluar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë pas fjalimeve, që ata mbajtën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Presidenti Biden u zotua për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur për Ukrainën.
“Populli i Ukrainës është i çelikosur për këtë betejë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me ju”.
Zoti McCarthy përfshiu 300 milionë dollarë fonde për Ukrainën në një projektligj për shpenzimet e mbrojtjes, që duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve. Por nuk ka gjasa që të marrë miratimin e republikanëve të vijës së ashpër.
“Do të jem me zotin McCarthy çdo ditë dhe sigurisht që kemi ende kohë, por ai është në një pozitë shumë të vështirë, sepse kundërshtarët vazhdojnë t'i thonë që të mos i paraqesë për votim projektligjet dypartiake, mos t’i përdorë votat e demokratëve për të shmangur mbylljen. Por ata po përdorin votat e demokratëve për të shkaktuar mbylljen. Ky grup republikanësh po voton me Nancy Pelosin kundër projektligjeve republikane që kanë dalë për votim”, tha ligjvënësi republikan Mike Turner.
Partia e zotit McCarthy ka një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve. Mjafton kundërshtimi nga pesë republikanë për të bllokuar çdo legjislacion që përpiqet të miratojë shumica. Ligjvënësit do të përpiqen përsëri që të shmangin një mbyllje të pjesshme të qeverisë, e cila mund të ndodhë pas mesnatës së një tetorit nëse ligjvënësit dështojnë të pajtohen qoftë edhe për një financim afatshkurtër./voa
Të fundit


Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39