Flash News

Bota

‘Plani i dyfishtë’ i Vladimir Putin? The Times: 400 mercenarë nga Afrika janë urdhëruar të vrasin Zelenskyyn

‘Plani i dyfishtë’ i Vladimir Putin? The Times: 400

Delegacioni rus dhe ai ukrainas do të takohen sot në një vend afër kufirit ukrainas me Bjellorusinë, për të biseduar nëse do të ketë apo jo një armëpushim dhe vendosje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.

Një artikull i “The Times” shkruan se përpos dakordësisë së dy homologëve për bisedime, është ekzekutuar një urdhër nga presidenti rus Vladimir Putin për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Një milici private, me më shumë se 400 mercenarë rusë nga Afrika e njohur si Grupi wagner, dyshohet se ka urdhra nga Vladimir Putin për të hequr Zelenskyy  dhe 23 figura të tjera qeveritare, për të lejuar Moskën të pushtojë Kievin.

Sipas Times, ushtria e drejtuar nga oligarku Yevgeny Prigozhin një aleat i ngushtë i presidentit rus, i cili shpesh quhet "kuzhinieri i Putinit", u njoftua rreth pesë javë më parë dhe thuhet se po përfiton shuma të mëdha në kuadër të operacionit.

Sipas The Times, mercenarët presin dritën jeshile nga Kremlini për të vënë në zbatim urdhrin, ku në listën e personave për t’u ekzekutuar përfshihet kryeministri i Ukrainës, kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko dhe vëllain e tij Wladimir.

Një burim me njohuri për aktivitetet e Grupit Wagner i tha Times se midis 2,000 dhe 4,000 mercenarë kishin mbërritur në Ukrainë në janar, por me misione të ndryshme.

Disa u dërguan në rajonet e kontrolluara nga rebelët, Donetsk dhe Luhansk në lindje të vendit, ndërsa 400 të ngarkuarit për të hequr Zelenskyy u drejtuan për në Kiev nga Bjellorusia.

Thuhet se grupi është duke gjurmuar Zelesnkyy dhe kolegët e tij përmes telefonave të tyre celularë - duke pretenduar se e dinë se ku ndodhen në çdo kohë. Ata dyshohet se janë informuar se lideri rus nuk ka dëshirë të arrijë një marrëveshje, duke e quajtur takimin në kufirin me Bjellorusinë si 'tym dhe pasqyrë'.

Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pranoi në një deklaratë për mediet se ai ishte shënjestra e parë e ushtrisë ruse dhe më pas familja e tij. Në një thirrje drejtuar liderëve perëndimorë, Zelenskyy u shpreh se duhej të merreshin masa të menjëhershme, ose në të kundërt ajo ishte hera e fundit që e shihnin Zelenskyyn gjallë.

Wagner ka kryer operacione të fshehta në të gjithë Afrikën dhe Lindjen e Mesme, duke përfshirë Sirinë, dhe së fundmi ata kanë qenë në terren në Ukrainë për të drejtuar tanket ruse në kryeqytet. Burime për The Times thanë se milicia u informua për planet e Putinit për Ukrainën në dhjetor, shumë kohë përpara se t'i njoftohej ushtrisë ruse.

Të fundit